Metila Dervishi: Ti që je grua, sa grave i ke qëndruar pranë këtë vit?!

Metila Dervishi: Ti që je grua, sa grave i ke qëndruar pranë këtë vit?!

Nga Metila Dervishi

Ti qe je grua? Sa grua je?!!!

Sa grave i ke qendruar prane kete vit, sa grave qe kane patur nevoj qofte dhe per nje fjale te mire, apo nje fjale mbeshtetese, sa???

Ti qe je ne parlament sot, grua, sa grave qe jane Zonja me.plotkuptimin e fjales, sjellurit, te qendruarit, mendesise ia ke hedhur veshtrimin tend pa qene patronazhiste?

Ti qe je Grua me nje burre me shume para, sa grave i ke qendruar prane, sa donacione ke bere per nje shoqeri me te mire, pervec se ke fryre xhepat e atyrw qe tashme i kane me blerje firmato e llukse te teperta, sa grave me karroce me femij dhe me canta ne krahe u ke hapur rrugen me.makine apo save ia ke perplasur luksin si e cmendur ne turi?

Sa bakshishe u ke lene atyre grave qe shesin presh e veze aty te tregu fshatar, per buken e gojes dhe nuk ndalen, apo ke bere te forten se ua ke marre dhe me.lire sec i shesin ehm, duke i treguar lartesi te madhe e duke u lene bakshishe te majme atyre, qe kane dhe cuditerisht ju beheni te varfra.me te varferit real e me te pasur me te kamurit real…

Sa keni dhene dhe sa gra keni lavduar, si ato qe cdo gje e ndertojne vete, pa folur, pa u ankuar, pa bere ze, pa bere viktimen, se jeta e atille eshte per to?

Sa gra te dhunuara ke mbeshtetur realisht kete vit, sa gra qe nuk mundet te punojne, se.askush nuk i merr ne pune dhe detyrohen mesohen me nje realitet te pergjakshem e jetojne ditet nen kercenim, se.askush nuk i ofron nje dore, vec propagande mediatike…

Sa grave te tilla u ke dhene doren per zgjidhje, jo per store, sa…?

Sa shoqeve u ke thene nje fjale te mire, kur kane qene ne dite kritike dhe sa shoqeve i ke bere block se kane probleme familjare?

Sa nena kane mbajtur afer nuset e djemve, si nena te nje femije qe eshte dhe i tyre, jo duke i pare si te huaja, sa nena ka, se nga statistikat nenat i dijne ato qe bejne djemte dhe prap i justifikojne? Nene nuk je vetem per femine tend je dhe per te tjeret…

Ti qe Je Grua? Sa Gra ke urryer kete vit, qe jane te zonjat dhe sa sterkembesha u ke vene?

Aman e keni bere nje llogari te tille, qofte dhe per kete vit?

Ti, ti qe je Nene, a po i meson edukaten minimale femijes, apo po e meson si te jete oportuniste dhe te jetoj vetem per oportunizmin e vet dhe qe mos te di te buzeqeshe ciltersisht, sa femije kemi pare ne rruge qe as te pershendesin me nuk dijne dhe sa mama qendrojne pas tyre qe i mesojne qe te jetojne vetem per vete dhe vetem te marrin e te marrin e t’i pijne njerezve gjakun ne te ardhmen, sa narciziste te reja po sillni ne bote??? Sa femije pa empati po rrisni, se keni harruar dhe vete emocionet?!

Po nga ajo Grua e fisme, qe ngriti nje bote ne kembe dhe dha twre pasurine per studentet, dhe cfare studentesh, ato te mjekesise, sepse kane jetet e njerezve ne dore? Apo ishit shume te zena duke qene ne parukeri, jo se jam kundra, po ishir shumw te zena per te ndjekur Perputhen e Bigbrother, keto jane shembujt qe doni per femijet Tuaj?

Keto jane e ardhmja?

Kombi i edukuar dallohet nga grate qe ka, se grate edukojne kombet, po ne ne cfare gjendje ndodhemi sot si komb?

Siperfaqesia nuk eshte liri, veshja ekstravagante dhe fytyra qe nuk eshtw.jotja , nuk eshte liri, eshte skllaveri. Fakti qe shet dengla ne rruge, me sjellje te pahijshme, vetem se ke sponsor nje mashkull, nuk eshte arritje, eshte regres shpirteror e mendor. A mos duhet t’a kthejme faqen dhe t’a kujtojme pak ne menyre me diskrete kete dite simbolike, per hir te grave qe kane luftuar per te drejtat dhe per zerin tone, dhemb me dhemb me burrat dhe me paragjykimet e vete femrave?

A duhet te ndalojme aktrimin ne nje dite, si frustrim i 364 diteve te tjera, e nesermja vjen shpejt, truku dhe veshjet hiqen shume shpejt, ndikimi mendor, shpirteror, dinjiteti, keto nuk t’i heq njeri kollaj. Gezuar per grate qe jane perdite gra, sidomos me gjinine e tyre, gezuar per Grate si ajo Zonja qe dha twre pasurine e burrit per rinine, gezuar per ato qe qendisin e shesin qepe perdite aty ne nje cep, duke shpresuar perdite per dite me te mira, gezuar atyre qe e dritesojne dhe e bejne jeten me te bukur, gezuar atyre qe jane femra me sens drejtesie dhe nuk ekzistojne per propaganda boshe, por se kane shpirtin plot. Gezuar per grate qe kane berw histori dhe ato qe do te bejne, me rrethanat qe kane dhe mundesite qe i ofrohen, qe nga ato me te padukshmet e deri te.ato qe kane qene te dukshme.