Inteligjenca Artificale sa vjen e sofistikohet, duke ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetët tona. Përpos avantazheve, ekzistojnë dhe shumë rrisqe që i sjell zhvillimi i teknologjisë në këtë nivel. Deri më tani të gjithë kemi folur për riskun ndaj të miturve dhe çështjeve të tjera të ndjeshme shoqërore, por a jemi të përgatitur për riskun që sjell ky zhvillim në zgjedhjet vendore?
Në studion e “Opinion”, Xhonald Mamo nga “Geek Room” theksoi se këtë vit do zhvillohen shumë zgjedhje në shumë shtete dhe rreziku që AI të ndikojë në rezultatet e votimit është i madh.
Xhonald Mamo: Në të gjithë botën këtë vit do zhvillohen shumë zgjedhje, dhe në Amerikë dhe pjesën tjetër. Me përdorimin e deep fake, për njerëzit që nuk e kuptojnë përdorimi i imazhit në një mënyrë fake, por duke e përshtatur me një personazh tjetër që mund të jetë një kandidat politik dhe duke vendosur fjalë apo fjalime që ai nuk i ka thënë. Derisa të vërtetohet nga njerëzit që ky lajm është fake, do jetë vonë sepse do ketë ndikuar në rezultatet e votimeve.
Për shumë njerëz terminologjia e re “Deep Fake” mund të jetë e panjohur, por një përkufizim i saj është dhe ky mëposhtë:
Një video e një personi në të cilin fytyra ose trupi i tij është ndryshuar në mënyrë dixhitale, në mënyrë që të duket se është dikush tjetër, i përdorur zakonisht me qëllim të keq ose për të përhapur informacion të rremë. “Dëgjimi i komisionit për kërcënimet në mbarë botën përmendi “deepfakes” si një shqetësim në rritje”
Po me zgjedhjet ç’lidhje ka AI? Parashikimi i frikshëm i ekspertit (youtube.com)