Bashkia Shijak hap konkursin e fotografisë për të promovuar Shijakun dhe fshatrat e tij.

Bashkia Shijak hap konkursin e fotografisë për të promovuar Shijakun dhe fshatrat e tij.

Bashkia Shijak ka hapur konkursin e fotografisë për të promovuar qytetin e Shijakut dhe fshatrat e kësaj bashkie. Konkursi është bërë publik në profilin e kreu të bashkisë z. Elton Arbana, ku i bën thirrje qytetarëve të dërgojnë fotot për konkursin në fjalë. Lexoni postimin e plotë:

Konkursi i fotografisë: Shijaku 2024.

📸 Për të promovuar qytetin e Shijakut dhe fshatrave të tij me natyrë shumë të bukur, hapim konkursin e fotografisë të realizuar nga vetë ju.

📌 Fotot duhet të jenë origjinale nga vendi ku jetoni, një peisazh të bukur, foto karakteristike nga shtëpitë apo lagjet e Shijakut, apo diçka që identifikon vendin tonë.

🏆Fotot fituese do të vlerësohen nga një juri profesioniste si dhe në bazë të pëlqimeve që marrin në facebook dhe instagram.

✔️ Jeni të mirëpritur të gjithë të nisni fotot tuaja në whatsapp në nr. 0696588597

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Felton.arbana%2Fposts%2Fpfbid0qBMoxGVYmVFKCyE5VtJC2cjuGHYWnW5h6KCqcfQUSXX92XZFzQCKsYtusz8TGG5Sl&show_text=true&width=500

Foto Aldo Mustafa