“SI VEZË PASHKE” – Nga poetja Alisa Velaj

“SI VEZË PASHKE” – Nga poetja Alisa Velaj

SI VEZË PASHKE

Sa herë të mendoja e të mendoja ty

ish një pemë me shumë yj’ pëmbi

e një kohë e kthjellët, e kthjellët,

me aq shumë qiell në muzg e në natë.

Kish qiell, më beso, shumë qiell,

edhe kur terri binte si perdja në skenë

pas aktit të fundit të një tragjedie.

Qiell i kthjellë në ajër, në shpirt, në vjeshta.

Pastaj ti erdhe,

si vezë pashke lëshuar lumit.

Vezë e ngjyer në të kuq perëndimesh, muzgut kur na mbështolli aq shumë kaltërsi.

Erdhe fill pas çastit kur pata filluar

ta harroja pemën me yjet xixues mbi të.

Kur harresa u bë ura mes meje e dashurisë,

erdhe ti si vezë pashke nëpër lumë,

ndërsa një zog i panjohur diku krisi lëvozhgën.

Diku, që nuk ish më diku

mu në degën e pemës së një kohe ti erdhe.

“Harrim në katër sy të bukur” – Alisa Velaj