Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, specialistja e IGJEUM tregon kur kthehet normaliteti në vend

Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, specialistja e IGJEUM tregon kur kthehet normaliteti në vend

Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.  Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.