Lushnja përmbys 4-3 Vorën në ‘Roza Haxhiu’, ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në ‘Roza Haxhiu’, ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë e futbollit mbylli këtë të enjte raundin e 26-të. Në stadiumin “Roza Haxhiu” vendasit e Lushnjës përmbysën 4-3 Vorën dhe siguruan tri pikë me vlerë që i mbajnë larg zonës së ftohtë.

Ndeshja nisi “malore” për djemtë e Gugash Maganit që pësuan dy gola të shpejtë me Raboshtën dhe Qardakun. Vorakët paçka dy golave nuk mundën të mbanin epërsinë dhe Canka shkurtoi për 1-2 në fundin e pjesës së parë.

Fraksoni i dytë foli për lagunarët që shënuan edhe tre herë me Cankën (dopietë në këtë duel), Preknicaj dhe Leroux, teksa goli i Xhabrahimit për miqtë në fund shërbeu sa për statistika.

Pas raundit të 26-të AF Elbasani kryeson me 60 pikë, dy më shumë se Bylisi. Në zonën e promovimit gjenden Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi, ndërsa Kastrioti, Besa, Luzi dhe Tomori mbeten në zonën e ftohtë.

Kategoria e Parë, raundi 26-të:

E mërkurë 14:00

Apolonia 2-1 Tomori (Umeijego 74′, Omeri 90′ / Oshafi 11′)

Besa 4-1 Luzi (Alphousseynui 6′, Kamohelo 29′, Ba 82′, Shurdhiqi 90+3′ / Itodo 87′)

Burreli 1-0 Bylis (Ferruku 43′)

Kastrioti 2-2 AF Elbasani (Dejvid Kapllani 49′, 63′ /Edon Hasani 25′, Bedri Greca 53′)

Korabi 1-1 Flamurtari (Marku 67′ / Dalanaj 76′)

E enjte 14:00

Lushnja 4-3 Vora (Canka 45+2′, 75′, Preknicaj 59′, Leroux 82′ / Raboshta 17′ (p), Qardaku 21′, Xhabrahimi 90+2′)

Renditja: