EcoAlbania organizata jo fitimprurëse me fokus mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të mirë për ripyllëzimin e ekosistemit të Vjosës:
Jemi të entuziazmuar me përurimin e fidanishtes sonë të parë në brigjet e Vjosës, e mundësuar me mbështetjen bujare të Patagonia dhe koordinuar nga EcoAlbania dhe Riverwatch në partneritet me institucionet dhe komunitetin e zonës.
Kjo ngjarje shënon fillimin e një projekti ripyllëzimi për të përmirësuar ekosistemin e Vjosës dhe për të parandaluar erozionin përgjatë brigjeve të saj. Mënyra më e mirë për të festuar sot Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve!
Kemi identifikuar dhjetë zona kyçe ripyllëzimi për të rritur mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të ushqyer biodiversitetin. Ndërsa gjatë tre viteve të ardhshme, në zbatimin e projektit do të mbjellim pemë vendase në pesë nga këto zona
Kjo ceremoni e veçantë në fidanishten e Tepelenës na lejoi të festojmë një moment historik dhe të nisim punën për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, për të krijuar një të ardhme më të gjelbër, më të shëndetshme për lumin Vjosa dhe ekosistemin përreth tij!