Arbana Osmani, ish moderatore e Big Brother VIP Albania, ka thyer heshtjen duke folur për raportet me Top Channel, të ardhmen e saj në botën e televizionit dhe angazhimet aktuale.
Në një intervistë me Mira Kazhanin, Arbana e pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana përgjigjet: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Kur pyetet mbi spekulimet se ka kërkuar një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:
“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, u shpreh ajo.
“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.