Mesha e shenjtë e Pashkës në nderim të ringjalljes së Jezu Krishtit është mbajtur në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nën drejtimin e imzot Arjan Dodaj. Të shumtë kanqe qenë besimtarët katolikë, të cilët kanë marrë pjesë në meshë dhe po kremtojnë ringjalljen e Jezusit.
Mbrëmja e djeshme, konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët sot festojnë Pashkët. Shumë prej tyre që në orët e para të ditës së shtunë u janë drejtuar katedraleve dhe kishave në Shkodër, Lezhe e Krujë për të bekuar ushqimin që do të jetë në tryezën e të Dielës së Pashkës.
Në mesazhin e tij Imzot Arjan Dodaj e vuri theksin te inteligjenca artificiale. Ai tha se teknologjia duhet vënë në shërbim të njerëzve dhe jo ta zëvëndësojë atë duke krijuar tekno-njeriun. Kurse kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo shpërndanë mesazhe paqeje e harmonie. Ndërsa Dom Frano ne Lezhe dhe At Davidi ne Kruje përcollën mesazhet për harmoni ne familje.
Arqipeshkevi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, teksa foli për luftërat në Ukrainë e Rripin e Gazës, tha se në ditët e sotme priremi që gjithçka ta shohim zi, ndërsa në mesazhin per besimtaret theksoi se duhet ta lexojmë të tashmen me sytë e fesë.
Kardinali 96-vjeçar Ernest Troshani Simoni uroi besimtaret katolike, me një mesazh nga Vatikani.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni!