Klea Cërri: Çfarë janë frymët e vdekura?!

Klea Cërri: Çfarë janë frymët e vdekura?!

Çfarë janë frymët e vdekura?! E keni pyetur ndonjëherë veten kur keni parë romanin e Gogolit? Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë janë këto frymë të gjalla, por njëkohësisht të vdekura? Ky artikull kushtuar këtij romani të fuqishëm do t’jua shuaj kureshtjen…

Pavël Ivanoviç Çiçokov ngjason me shumicën prej nesh, që lakmon pasurinë, dëshiron pushtetin dhe mendon fort se ç’duhet të bëjë që t’i arrij ato. Me një karizëm të pakufishme ai është i aftë të bëjë për vete cilin do dhe të bëhet pjesë e asaj shoqërie që ai dëshiron. Ashtu me sjelljen e tij fisnike ai është i aftë t’i marri shpirtrat e vdekura dhe t’i kthejë në kapital pasurie. Çiçikovi ishte i vetmi që blente frymë të vdekura, në vendin e quajtur Rusi, ku tregtoheshin ende frymë të gjalla. Me përpjekje të një pas njëshme për të krijuar pasuri edhe për brezat e rradhës, ai krijon plane gjeniale me zbatim akoma edhe më mbreslënës, se vendimi.


Fatin e heroit të këtij romani (që autori vetë e quan poemë) ne këndonjësit nuk mund ta dimë të plotë, sepse Nikollai Gogol nuk e publikoi kurrë një pjesë të dytë të tij. Edhe pse kjo e fundit ishte shumë e dëshiruar prej lexuesve të tij të atëhershëm.


Një roman me në qëndër një hero që pasqyron shumë mirë njeriun e sotëm, që në mendje bluan vetëm si të gjeneroj para dhe t’i lërë për brezat në vijim. Kështu emri ynë do të nderohet në saj të pasurisë që kemi lënë. Duke lexuar në rreshtat e këtij libri do të shohim pasqyrimin e pagabueshëm të shumicës prej njerzve që bëjnë gjithçka për pushtet dhe pasuri. Që lajkatohen me cilindo që ka pozitë më të lartë dhe nëpërkëmbin këdo që ka pozitë më të ulët. Është rrugëtimi i një njeriu që mbi çdo gjë dashuronte pasurinë dhe pozitën e lartë në shoqëri, që për t’i pasur këto ka shitur shpirtin dhe krenarinë e tij. Duke iu përulur më të lartëve e duke poshtëruar më të dobtit. Përmes këtij rrëfimi, që është sjellë shumë bukur dhe lehtë si të ishte një bisedim me vetë autorin, mësojmë se për të arritur qëllimin që i kemi vendosur vetes, ka forma të ndryshme, duhet vetëm të mendohemi më shumë. Çiçikovi kishte dështuar disa herë për tu bërë i pasur, por gjithnjë e gjente një mënyrë tjetër për tu ringritur. Unë jua rekomandoj, sepse është një roman që të ndihmon të njohësh më mirë individët që dëshirojnë pushtet dhe para më shumë se çdo gjë tjetër.

E për t’ju përgjigjur pyetjes se çfarë janë frymët e vdekura, ju them:

  • Frymorë në letra që nuk frymojnë.