Dua Lipa këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi është nderuar me një statujë prej dylli në Stamboll, Turqi.
Muzeu i dyllit “Madame Tussauds Instabul” ka zbuluar figurën prej dylli të yllit ndërkombëtar, e cila shihet e veshur me një kostum ekstaravagant të cilin e ka përdorur në një nga turnetë e saj.
Punimi i figurës së dyllit mori rreth një vit punë. Leje speciale për këtë punim është marrë nga ekipi i artistes në Amerikë.
Në këtë muze ndodhen edhe figura të famshme dhe të rëndësishme nga muzika,kinemaja, sporti,te administratorët shtetërorë, përfshirë Mustafa Kemal Atatürk, Fatih Sulltan Mehmet, Mevlana, Angelina Jolie, Brad Pitt, Beren Saat, Kıvanç Tatlıtuğ, Justin Bieber, Beyonce dhe Michael. Jackson që mund të vizitohen çdo ditë.