JU KANË FILLUAR SHQETËSIMET E PARA?!
Prej pak kohësh tensioni juaj i gjakut rezulton i lartë?
Glukoza e matur esëll tenton të rritet?
Dhjami ne zonën e barkut ka filluar të bjerë në sy?
Trigliceridet në gjakun tuaj po janë kacifiu ….
Kolesteroli i mirë (HDL) është i ulët ?
Të pesta këto simptoma ndërtojnë atë që quhet sindroma metabolike, e cila në fakt është një gjendje që përfshin një grup faktorësh rreziku për sëmundje të zemrës, trurit, enëve të gjakut etj.
Shaktarët kryesorë të kësaj sindrome janë mënyra e jetesës e cila konsiston në ushqyerjen e papërshtashme dhe aktivitetin fizik të mangët.
Kërkimet shumta shkencore kanë konfirmuar se ushqyerja e keqe me bazë ushqimesh të procesuara, mish të përpunuar, produkte nga mielli i rafinuar, yndyrnash trans, embëlsirash, pijesh industriale etj, si dhe mungesa e aktivitetit fizik sjellin dëmtime në nivel qelizor.
Dëmtimi bazë ndodh në mitokondri, duke i caktivizuar ato. Mitokondritë janë organela brandaqelizore që prodhojne ATP; molekulën universal energjitike të organizmave të gjallë.
Pasojat janë: dobësi, plogështi mungesë energjie, megjithëse oreksi dhe ushqimi nuk mungojnë.
Por problemet rriten në mënyrë progreesive duke konfiguruar sindromën metabolike që përshkrova më lart, e cila rrezikon seriozisht shëndetin tuaj. Goditjet në zemër e në tru, janë rrjedhoja e parë e simptomave të mësipërme.
Por si duhet vepruar?
Mënjanimi i gjithë ushqimeve të procesuara dhe rritja e aktivitetit fizik janë sjellja më e rëndësishme për aktivizimin mitokondrial.
Zgjidhja fillon në bazë, pikërisht në rekativizimin mitokndrial, dhe për këtë reaktivizim elementi i pazëvëndësueshëm është OKSIGJENI, rritja e ofertës së oksigjenit për qelizat e organizmit, e cila realizohet në disa mënyra.
Për më shumë këshilla në lidhje me zgjidhjen pa pasoja të syndromit metabolik më shkruani.
Kujdesuni për veten.
Dr. Ilir Allkja