“Diva e smerald – Evelin Hygo” nga Klea Cërri

“Diva e smerald – Evelin Hygo” nga Klea Cërri

Evelina ishte një vajzë që ëndërroi dhe e gjëmoi nga pas të ardhmen e saj. Ajo deshi të bëhej aktore hollivudiane dhe u bë. Ajo deshi të ishte e dëshirueshme dhe u bë e dëshirueshme. E deshi suksesin dhe e arriti atë me çdo kusht. Ajo ishte një divë. Ishte një smerald. Ishte vajza më tërheqëse e kohës. Ajo ishte Evelin Hygo.


Një histori që tregon për jetën e një ylli në ngjitje, që na njeh me të pathënat e botës së yjëve, një botë që ne të gjithë e lakmojmë nga pak, në mënyra të ndryshme. Me anë të këtij romani njohim sesi dashuria që është aq e madhe mundet nga dëshira e të qënurit nënë, mundet nga llogjika. Pra njohim edhe atë prizmin tjetër të jetës që është mirë të jetosh herë herë edhe larg asaj dashurisë së madhe për të vazhduar realizimin e ëndrrave të tua.


E martuar 7 herë cili ishte burri që ajo dashuroi me të vërtetë? E vërteta na shokon të gjithëve, diva e madhe e smerald nuk dashuronte asnjë burrë, por një grua! Ajo i fali paqe dhe dashuri si asnjë burrë që ajo pati në jetën e saj.


Shpeshherë ajo ndjenja e madhe e dashurisë vjen në momente që nuk e presim, nga njerëz që nuk na e merr mendja, por kur vjen e vetmja gjë që duhet të bëjmë është t’i hapim derën.
E rritur nga një baba që e shihte si një plaçk që i kishte mbetur në shtëpi, e padashur kurrë nga ai, me një nënë artiste që thurte ëndrra shumë, por që u nda para kohe nga jeta.


Vajzës së bukur jetime nuk i kishte mbetur asgjë tjetër veçse të plotësonte ëndrrat e mamasë dhe të bëhej aktore pavarësisht mënyrave, përtej favoreve, asaj i interesonte pushteti që i jepte fama. I interesonte sesi e dashuronin kamerat dhe publiku. Gjithë jetës luftoi për të qënë në qendër të vëmëndjes që të kishte një jetë të florinjtë e të lakmuar nga të gjithë.
Por a ia vlejti barra qeran? A ia vlejti e gjithë ajo famë kur në fund në prag të vdekjes mbeti e vetme?


Një libër i jashtëzakonshëm që na mëson të shohim shumë anë të tjera të dashurisë, famës dhe jetës së florinjtë.