Një histori dashurie që ngjizet në Parisin e shekullit XIX. “La Boheme” e Giaccomo Puçinit është rikthyer në Teatrin e Operas në regjinë e Ada Gurrës…
Është ‘bohemiane’ jeta e poetit të ri Rodolfo që jeton në një papafingo me miqtë e tij, por romantik në shpirt. Me fqinjën Mimi, dashuria lind me shikim të parë dhe dy të rinjtë i hapin zemrën zemrën njëri-tjetrit… Janë solistët Eva Golemi dhe Amadi Lagha, që përcjellin mbrëmjen e së premtes magjinë e kësaj atmosfere të ëmbël.
Solistët, kori i të rriturve, Kori i Zërave të Bardhë dhe Orkestra Simfonike e dirgjuar nga Jacopo Sipari sjellin kryeveprën në katër aktet e saj.
Një dashuri e shënjuar nga sakrifica, ku keqkuptimet shkaktojnë shkëndija xhelozie. E sëmurë rëndë nga turbekulozi, Mimi largohet nga i dashuri i saj, ata ndahen “në stinën e luleve”… Në Grahmat e fundit Mimi do të jetë pranë të dashurit të saj të zemrës, por sëmundja është rënduar. Në sytë e Rodolfos, zë vend dëshpërimi.
Opera, do të vijojë të shfaqet nga 16 prilli edhe për tri mbrëmje plot emocione në skenën e Teatrit.