Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë apo gjendja e përgjithshme nuk dërgojnë sinjale direkte mbrojtjeje apo funksioni.
Ju ndoshta nuk e dini, por shëndeti i mëlçisë është në të njëjtin nivel për nga rëndësia dhe një nga faktorët kryesorë që ndikon në jetëgjatësinë tonë. Mëlçia është një organ i cili ndikon te shumë njerëz. Sipas “Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), mbi 4.5 milionë të rritur të moshës 18 vjeç e sipër janë diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë.
Pse është kaq i rëndësishëm shëndeti i mëlçisë?
“Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm që kryen disa funksione kritike dhe sëmundja e mëlçisë shpeshherë nuk diagnostikohet,” thotë mjekja hepatologe, Sudha Kodali.
Cilat janë disa nga pasojat e një mëlçie të pashëndetshme?
Infeksionet dhe yndyra janë ndër faktorët që mund të shkaktojnë cirozën, një sëmundje që mund ketë edhe pasoja fatale për jetën.
Si mund të kujdeseni për shëndetin e mëlçisë tuaj?
Nëse doni t’i bëni një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj në tërësi, rekomandohet që të ndiqni një dietë të ekuilibruar të pasur me anti-oksidantë, së bashku me vitaminat dhe mineralet kryesore.
Në këtë rast dieta mesdhetare është më e mira, pasi nxjerr në pah vlerën e përbërësve që ka, duke filluar nga shumëllojshmëria e perimeve që kanë shumë fibra, peshku, arrat që kanë acide yndyrore, minerale, vitamina, proteina dhe karbohidrate në sasi të moderuar.
Prandaj, nëse dëshironi që të të jetoni më gjatë dhe të jeni të shëndetshëm, krijoni një regjim ushqimor të pasur që vlen për mëlçinë dhe organizmin tuaj./shqiptarja.com