Aktorja Sharon Stone është paditur me 35,000 dollarë pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me makinë.
66-vjeçarja akuzohet për tejkalim shpejtësie dhe për manovra të rrezikshme që ka kryer në rrugë, gjë që ka çuar në përplasjen me një makinë tjetër dhe plagosjen e një gruaje.
Gruaja, Amanda Godepski, ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të mërkurën, më 24 prill, për dëmtim të pronës dhe lëndim personal.
Ndërsa pretendon se dëmi i ka kaluar 35,000 dollarë dhe po kërkon dëmshpërblim në atë shumë.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor 2023, në dalje të Coldwater Canyon Avenue në Los Anxhelos.
Për aktoren kjo nuk është hera e parë që del në gjykatë, sepse në vitin 2012, ajo u padit nga ish-dadoja e saj për shkelje të ligjeve të punës dhe për komente nënçmuese për përkatësinë e saj etnike.
Ndërsa më vonë Stone u përfshi gjithashtu në një betejë ligjore për kujdestarinë mbi djalin e saj 23-vjeçar Roan me ish- bashkëshortin e saj. Por fatkeqësisht ajo e humbi kujdestarinë për shkak të rolit të saj në filmin Basic Instinct.