“Të gjithë në trenin e “të dashuruarve” me xhazin”, ndërsa të apasionuarit e kësaj muzike përshkojnë Shqipërinë”, kështu e nis reportazhin e saj agjencia franceze e lajmeve AFP, kushtuar trenit të muzikës xhaz që përshkon distancën nga Tirana në Shkodër.
AFP shkruan se adhuruesit e muzikës xhaz me veshje të përshtatura me stilin e viteve ’50 janë bërë pjesë e atij udhëtimi prej më shumë se 4 orësh e gjysmë në një tren që është nisur nga kryeqyteti i Shqipërisë, ku shërbimi hekurudhor nuk funksionon prej 20 vitesh.
“Është treni më i dashur në botë”, është shprehur organizatori Bledi Sukaj. Media prestigjioze franceze është bërë bashkëudhëtare e udhëtimit të fundit të trenit, i cili ka përshkuar 110 km nga kryeqyteti deri në Shkodër.
“Treni i përket vitit 1947 dhe 500 persona kanë hipur në bordin e tij, të gjithë me veshje të stilit të viteve ’40-50” shkruan AFP.
“Udhëtim dhe festë e magjishme”, shprehen udhëtarët.
Maratona përfshin 12 orë muzikë që filloi me nisjen e udhëtimit të trenit dhe përfundoi në rrugët e qytetit të Shkodrës. Aktiviteti organizohet në prag të ditës ndërkombëtare të xhazit që është 30 prilli.