Aleks Bregu: Atletika sporti i harruar në shqipëri

Aleks Bregu: Atletika sporti i harruar në shqipëri

Zakonisht sportet arrijnë të ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi fizike, të ushtrohen, të bëjnë miq, të argëtohen, të mësojnë punën në grup, të mësojnë të luajnë drejtë dhe të përmirësojnë vetë-vlerësimin. Kultura sportive në Shqipëri shohim që ka një ndikim pozitiv në zhvillim e sportit në vend, por mund të themi më shumë në sportet kolektive-futbolli, basketbolli, volejboll etj. sesa ato indivuduale. Kjo na bën të kthehemi në periudhën e komunizmit kur të gjitha sportet në vend kishin harmoni në aq mundësi sa krijonin atëherë nga Komiteti i Kulturës Fizike e Sportive të Shqipërisë në atë kohë, por sot shohim një indeferencë nga sportet individuale sidomos në sportin e atletikës. Në ditët e sotme po të pyesin fëmijët se çfarë është atletika, të gjithë të thonë “me vrapu sa më shpjet “ose “kush del i pari në sprint”, kjo do të thotë që ne të rriturit mbajmë një përgjegjësi të madhe si në pjesën e arsimit, por dhe në jetën e përditshme duke mos mbajtur një trashëgimi që nga periudha ilire dhe ne të rriturit ose prindërit duhet të marrin një rol aktiv për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi të mira sportive. Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të përfitojë sa më shumë nga sport duhet të përfshihemi aktivisht.

Çfarë është atletika?

Atletika është një sport që përfshin një sërë ngjarjesh individuale dhe ekipor që përfshijnë vrapimet, kërcimet, hedhjet dhe ecjen. Përse quhet një sport i “harruar” në Shqipëri? Ky sport i shumë disiplianve të ndryshme në Shqipëri ka pësuar një “shock” ose goditje, gjatë këtyre viteve të fundit, duke humbur kulturën e saj dhe duke sakrifikuar në kushtet e mbijetesës që të shpëtohet kjo disiplinë. Ne sot nuk mund ta quajmë si “mbretëresha” e sporteve, sepse mungesa e kushteve gjë që përfshijmë dhe infrastrukturën, mbështetjejen e shtetit si dhe mungesa e fondeve nga sponsorizuesit. Kjo vjen për shkak, sepse kanë ndikime nga disa faktorë në Shqipëri.

Ndryshimet kulturore.

Kjo ndodh, sepse shoqëritë evoluojnë, interesat dhe prioritetet e tyre ndryshojnë. Atletika që dikur ishte dhe sporit me i njohur në vendin tonë, sot ka humbur interesin dhe rëndësinë kur shfaqen aktivitete të reja.

Mbulimi mediatik.

Sportet e tjera mbështeten shumë në mbulimin mediatik për të ruajtur dukshmërinë e tyre gjë që në sportin e Atletikës ndodh e kundërta, nuk shfaqet rregullisht në televizion ose platforma të ndryshme, kjo ndodh për shkak të vështirësisë për të tërhequr pjesëmarrës dhe admirues të rinj.