Del foto nga dasma sekrete e Arbana Osmanit & Eduart Grishajt. Ja si dukeshin çifti!

Del foto nga dasma sekrete e Arbana Osmanit & Eduart Grishajt. Ja si dukeshin çifti!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e  tyre me një ceremoni private në Toskana Itali verën e vitit të shkuar në një ceremoni mjaft diskrete, ku nuk u lejuan telefonat dhe asnjë publikim fotosh nga ky event.

Pavarësisht kësaj, çifti e ka pasur të pamundur t’u shpëtojë dëshirës së miqve për të përjetësuar këto momente në foto. Ka qenë miku i tyre Eraldo Rexha i cili ka publikuar një foto me çiftin dhe ja cila është arsyeja që ky i fundit bën me dije nëpërmjet një postimi në facebook, se pse e “ka thyer” këtë rregull:

Ne të tre kemi një datëlindje dhe vetëm falë këtij fakti Arbana më dha leje të publikoj këtë foton nga dasma 🤣 Gëzuar ditëlindjen çifti im i preferuar, ju pafsha gjithmonë të lumtur si në këtë foto, rrethuar nga ata që doni më shumë dhe sigurisht me mua diku rrotull. Ju dua shumë!