Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit 2024 ka hapur siparin dhjetë ditor në Lushnje, duke mbledhur artistë nga Shqipëria, dhe vende të ndryshme të botës, si Kanadaja, Kili, Peru, Meksikë, Indi e deri nga Australia.
Çelja e ekspozitës në muzeun historik të qytetit të Lushnjes bëri bashkë personalietet nga fusha të ndryshme, piktorë, artistë, përfaqësues nga autoritetet vendore, si dhe qytetarë të shumtë lushnjarë.
“Për herë të parë ne nuk kemi pikturat vetëm të Helidonit, por edhe të piktorëve nga e gjithë bota. Të cilët me artin e tyre do të kenë mundësi që në 10 ditë të kënaqin qytetarët e Lushnjës, të cilët e duan aq shumë artin. Patjetër që ne do vazhdojmë të mbësjtesim të gjitha aktivitetet kulturore, sepse duke qenë djepi i artit dhe kulturës duhet të zhvillojm sa më shumë aktivitete për qytetarët e Lushnjës” tha Eriselda Sefa, kryetarja e bashkise.
Kuratori, “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti shprehet i emocionuar që në vendlindjen e tij po zhvillohej një festival me përmasa kaq të mëdha, duke thënë se ndiente si pergjegjesi morale e profesionale për ta realizuar kete eksozite.
“Para shumë vitesh flitej për drita e për ujë, ndërkohë në një momentë të caktuar thash si nuk flasin këto njerëz për shkolla e për galeri. Sot erdhi momenti, ju keni bërë një rinovim të jashtëzakonshëm të gjithë muzeut dhe bibliotekës. Gjeta rastin që sapo mu hap pak dera, hyra me gjithë dëshirë, sepse këtu është fëmijëra ine, janë gjithë ata artistë që më kanë krijuar, më kanë dhënë kulturën e tyre. Ndjejë që kam dhënë shumë pak për Lushnjen, jam i gatshëm në çdo momentë të bëj shumë më shumë”, u shpreh Helidon Halitaj.
Artistët e huaj që ishin pjesë e këtij eventi vlerësuan punimet e artistit shqiptar, Helidon Haliti, për teknikalitetin e përdorur, mesazhet dhe pasurinë që ai po u lë edhe brezave të ardhshëm të krijuesve.
Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të zgjasë deri me datën 15 Maj, në mbyllje të tij do të finalizohet edhe me ndarjen e èmimeve për pikturat më të arrira në zhanrin e akuarelit.