Përgatiti: Marjo Gjini
Veprat e karikaturistit shkodran, Shtjefën Palushi, po qëndrojnë këto ditë të ekspozuara në ambientet e Galerisë së Arteve të Shkodrës.
Pjesë e ekspozitës për Tefën janë edhe disa punime të vëllait të tij, Paulinit.
“Karikaturat e Tefës ngjajnë aktuale edhe në realitetin e sotëm të shoqërisë sonë”, shprehet kështu Juka, drejtuesi i galerisë.
Shtjefën Palushi i njohur si Tefa përmes penelit të tij të hollë do të shquhej edhe përtej Shkodrës për humorin e tij therës dhe jo vetëm.
Në fundjavë Galeria e Arteve përgatitet të sjellë një tjetër ekspozitë për vizitorët e saj, tematika e së cilës është arkitektura.