Në vitin 2010, zhytësit gjetën një anije të mbytur në fund të Detit Baltik pranë Silverskär, në brigjet jugperëndimore të Finlandës.
Gjetja në anijen e mbytur përmbante 168 shishe shampanjë nga Juglar dhe Veuve Clicquot të cilat datonin rreth vitit 1840.
Analizat e kryera nga studiuesit treguan se një pjesë e verës ishte ende në cilësi të mirë, e ruajtur nga kushtet e ftohta dhe të errëta në shtratin e detit.
Të nxitur nga zbulimi, Veuve Clicquot filloj një eksperiment shkencor të quajtur ‘Bodrum në det’. Për 40 vitet e ardhshme, shkencëtarët do të marrin rregullisht mostra të shampanjës për të analizuar ndryshimet molekulare gjatë procesit të plakjes nën ujë.