Algert Sala në “30 Revo-pyetje nga Aldo”

Algert Sala në “30 Revo-pyetje nga Aldo”

Algert Sala është një ndër këngëtarët më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse në moshë të re, Algerti punon tashmë prej vitesh në botën e muzikës ku është marrë me një sërë projektesh muzikore, por së fundmi Alget Sala në bashkëpunim me Sonja Likaj, kanë “Hedh pas” çfarë ndodhi!

“Hedh pas” është dueti i tyre më i fundit i cili gjendet në platformat më të njohura muzikore ndërkombëtare si Spotify, You Tube, Apple Music, iTunes dhe AudioMack.

Me një videoklip të stilit “Urban”, Algert Sala dhe Sonja Likaj, kanë sjellë një këngë të freskët për verën e nxehtë që na pret në vijim.

RevoKult ka kontaktuar me Algertin dhe artisti i është përgjigjur pozitivisht pyetjeve nga rubrika “30 Revo-pyetje nga Aldo”

1 – Prej sa kohësh merresh me muzikë?

Me muzikë kam vite që merrem, nuk e di si kam durim akoma të merrem, por është kthyer në domosdoshmëri shpirtërore plotësuese hahaha

2 – Ke qenë i dashuruar ndonjëherë?

Po kam qenë!

3 – Je ndarë?

Fatkeqësisht po.

4 – A e ke “Hedh pas”?

Jam munduar… diku 98% po.

5 – A duhet të hedhim pas çdo gjë?

Duhet të dimë çfarë të hedhim dhe çfarë të mbajmë.

6 – Kënga është dedikim apo përgjithësim?

Çdo gjë që krijoj është deri diku e përjetuar, por me spunto e transforuar për ta përgjithësuar,
në mënyrë që të jetë më e kuptueshme.

7 – Për sa kohë është krijuar kënga?

Kënga është krijuar në shtator, por vendosi të dilte në Maj se nuk ndihej akoma gati hahaha!

8 – Kush e ka shkruar tekstin e “Hedh pas”?

Vet unë!

9 – Kush e ka ideuar videoklipin?

Vet unë!

10 – Kush e ka montuar videoklipin?

Vet unë hahahahaa!

11 – Kush e ka krijuar instrumentalen?

Instrumentali është krijuar nga KEDBEATS.

12 – Si ishte të bashkëpunoje me Sonjën?

Të bashkëpunoje me Sonjën ka qenë një proces mjaft i bukur. Kemi pasur kimi në gjithë rrugëtimin dhe krijimin e këngës, që për cdo gjë të ishim në një mendje

13 – Ndonjë situatë e papritur gjatë xhirimeve?

Desh rashë diku lartë hahaha dhe vathi flutur i Sonjës që literalisht ra gjatë gjithë klipit hahaha( këto janë të dokumentuara që da dalin së shpejti )

14 – A do të keni bashkëpunime të tjera?

Sigurisht nëse do kemi një material tjetër të duhur.

15 – Si u prit kënga?

Kënga u prit mirë, këndshem, kishte goxha reagime pozitive

16 – Cili reagim i familjarëve apo shoqërisë të ka pëlqyer më shumë?

I shokut tim të ngushtë që tentoi ta bënte këndim në story, por që doli një meme mjaft simpatike hahaha.

17 – A do të kemi këngë të tjera?

Sigurisht!

18 – Kur priten të dalin?

Varet nga koha që do marri në studio që të vij sa më mirë, por uroj të jet në sezonin e verës.

19 – Do të ketë bashkëpunime?

Uroj që po hahahaha! Bashkëpunimet janë pak të veshtira.

20 – Ndonjë album muzikor në horizont?

Duhet ta tregoj patjetër hahaha?
Se di, por po punoj të sjell këngë të mira

21 – Ku e sheh Algerti veten pas 5 vitesh?

Përpiqem mos të fantazoj shumë për të ardhmen, por të punoj në të tashmen, të jem prezent në gjerat që po bëj. Uroj ta shoh sa më mirë me gjërat që Algerti do!

22 – Këngëtari shqiptar më i mirë sipas Algertit?

Kemi ca!

23 – Këngëtari shqiptar më i keq sipas Algertit?

Ka shumë!

24 – Këngëtari shqiptar i preferuar?

Unë vdes për veten time, e kam veten këngetar të preferuar hahaha, ka disa janë shumë

25 – Do të doje një bashkëpunim me ndonjë nga të preferuarit?

Sigurisht!

26 – Po nga këngëtarët ndërkombëtar?

Këto po që janë ëndrra hahaha. Sigurisht me Lady Gaga.

27 – Ushtrohesh vokalisht çdo ditë?

Është bërë një kohë e gjatë në fakt që s’po e gjej dot kohën të ushtrohem rregullisht prej punës dhe angazhimeve të shumta gjatë ditës.
Bëre mirë që ma kujtove, që t’i rifilloj hahaha!

28 – Kënga jote e preferuar nga ato që ke krijuar?

Nuk ka dalë akoma…

29 – Kënga jote më pak e preferuar
nga ato që ke krijuar?

Buzë!

30 – Objektivi i radhës në muzikë?

Thjesht shumë punë, dhe muzikë të mirë❤️