Rreth 6000-vjeçare, gjenden këpucët më të vjetra në Europë

Rreth 6000-vjeçare, gjenden këpucët më të vjetra në Europë

Janë gjetur në një shpellë në Spanjë këpucët më të vjetra në Evropë. Këpucët, të endura nga bari mendohet se janë rreth 6000 vjet të vjetra.

Këpucët u gjetën midis një grumbulli objektesh antike të zbuluara në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjë.

Lagështia e ulët dhe erërat e ftohta në shpellë i mbajtën ato jashtëzakonisht mirë të ruajtura.

Bashkë me këpucët, studiuesit gjithashtu gjetën shporta apo edhe materiale të tjera si lëkura dhe gëlqere.

Objektet janë grupi më i vjetër dhe më i mirë i ruajtur i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore i njohur deri më tani. Diversiteti teknologjik dhe trajtimi i lëndëve të para të dokumentuara nxjerrin në pah aftësitë e komuniteteve parahistorike”, tha bashkautorja e studimit, María Herrero Otal.

Këpucët datojnë në periudhën neolitike, duke i bërë ato më të vjetra se ato prej lëkure 5500-vjeçare, të zbuluara në një shpellë në Armeni në vitin 2008./BBC