AGSH: Sot kolegët u përballën me arrogancën e efektivëve dhe pengesa artificiale nga lozha e seancës plenare.

AGSH: Sot kolegët u përballën me arrogancën e efektivëve dhe pengesa artificiale nga lozha e seancës plenare.

Rreziku i censurës të organeve shtetërore ndaj medias, vitet e fundit është kthyer në një rrezik të lirisë së fjalë dhe po ashtu në një rrezik të ushtrimit të profesionit siç u takon gazetarëve. Ky shqetësim është adresuar tashmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH dhe po shqyrtohet duke u ndjekur dhe denoncuar siç nuk është denoncuar deri më tani nga asnjë shoqatë gazetarësh.

Denoncimi i plotë:

Sjellja e Gardës së Republikës në Kuvendin e Shqipërisë po shënon një përkeqësim shqetësues dhe serioz.

Sot kolegët tanë u përballën sërish me arrogancën e efektivëve dhe me pengesa artificiale nga lozha e seancës plenare.

Sjellja dhe gjuha e përdorur nga efektivi i gardës ndaj gazetarëve është tërësisht e papranueshme.

AGSH e cilëson këtë një revansh të rrezikshëm që pengon gazetarët të shikojnë/dëgjojnë/filmojnë në të vetmen hapërsirë Kuvendore që ju lejohet.

Ne i kërkojmë Gardës së Republikës të bëjë një hap pas dhe të ristrukturojë ekipin që punon në Kuvend.

Këto episode janë të përsëritura dhe shqetësimet tona të vazhdueshme kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ne nuk mund ta tolerojmë këtë situatë, ku reporterët dhe kameramanët sfidohen në çdo seancë dhe përballimi i tekave të gardistëve kthehet në punën kryesore të ditës.

Është koha që Kuvendi i Shqipërisë, bashkë me ne, të hartojë një set të qartë e transpatent rregullash, që të tilla situata të mos përsëriten më.