FOTO EKSKLUZIVE/ Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës! Gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e të katërtit

FOTO EKSKLUZIVE/ Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës! Gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e të katërtit

Gërrmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaik dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.

Nëntoka e gjimnazit Gjergj Kastrioti po zbulon historinë 2300-vjeçare të pazbuluar më parë të Durrësit.

Shtrësëzimet e strukturave murale deri më tani kanë zbuluar jo vetëm 3 mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskësh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.

Përpos tyre mbindërtimi i strukturave murore të godinave, nis që prej shekullit të III përpara erës sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV pas erës sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.

Arkeologu Përzhita shprehet entuziast për këtë sit arkeologjik dhe e sheh atë si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të amfiteatrit.