Poezi nga Alisa Velaj
VJEN DRITA PËR PAK DASHURI
Dashuri, vjen drita për pak.
Qielli mbi trungjet e vjeshtës buzëqesh.
Dhjetor i mardhur në pyllin gjetherënës.
Sa të kam dashur burrë i pashëm.
Çdo trung i zhveshur përpara shtëpisë,
ma shton më tepër padurimin e mallit.
Për pak vjen drita, lajm i mirë i qiellit.
Shtat gjetherënēs ti nuk mund të jesh,
kur aq shumë diell gëzimi me jep dhe kur nuk je…
Trungjet u përngjajnë burrave te vetmuar
Po burrat trungje s’mund të ngrysen
muzgjeve të tokës…
Vjen dritë e dashurisë edhe për pak.
Më të bukurat hije njeriu
mespërmes saj i kam parë!
