Vendoset në hyrje të Shkodrës skulptura gjigande ‘çelësi shqiptar’, vepër e artistit Alfred Mirashi

Vendoset në hyrje të Shkodrës skulptura gjigande ‘çelësi shqiptar’, vepër e artistit Alfred Mirashi

Në Shkodër u inagurua vepra monumentale “Çelësi Shqiptar” i autorit shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot. Vepra artistike është një ndër projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike” e instaluar në zonën e ish-Pazarit të Vjetër duke sjellë një dimension të ri kulturor.

Autori tha se “Çelësi Shqiptar” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë që t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.

Skulptura peshon 17 ton dhe është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.