Këngëtarja me famë botërore Céline Dion është rikthyer për herë të parë në tapetin e kuq, pasi u diagnostikua me sindromën ‘Njeriu i ngurtë’.
Ajo ishte e shoqëruar nga djali i saj 23-vjeçar René-Charles Angélil.
Këngëtarja dukej mjaft mirë në eventin e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut për ‘I Am: Celine Dion’, një dokumentar i ‘Prime Video’ i cili sjell një pasqyrë të karrierës së saj si një interpretuese legjendare. Ndërsa më tej Celine do të rrëfejë edhe betejën e Dion me një çrregullim të rrallë neurologjik, sindromën e personit të ngurtë (SPS).
56 vjeçarja kishte zgjedhur të vishte një fund të gjatë dhe një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të bardhë. Ndërsa djali i saj u shfaq me një kostum të zi dhe elegant.