Autorja indiane Arundhati Roy është vlerësuar me çmimin ”PEN Pinter” të këtij viti’, sipas BBC.
Pas marrjes së këtij çmimi 62- vjeçarja Arundhati Roy, deklaroi se është e kënaqur që ka marrë këtë vlerësim.
I krijuar në kujtim të dramaturgut Harold Pinter, çmimi është për shkrimtarët me “meritë të jashtëzakonshme letrare që hedhin një vështrim të palëkundur mbi botën”.
Roy është një autore fituese edhe e çmimit ”Booker Prize International”.
Ajo është një figurë polarizuese dhe shpesh është vënë në shënjestër nga grupet e djathta për fjalimet dhe shkrimet e saj.
Roy ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj synimeve të supozuara të qeverisë së Partisë Bharatiya Janata (BJP) ndaj myslimanëve dhe gjithashtu ka folur për rënien e lirisë së shtypit në Indi gjatë mandatit të Modit.
Ajo ka shkruar për çështjet e të drejtave të njeriut në Indi si dhe për luftën dhe kapitalizmin globalisht.
Presidentja angleze e PEN-it, Ruth Borthëick, vlerësoi Roy-n për rrëfimin e “historive të padrejtësisë, me zgjuarsi dhe bukuri”.
“Ndërsa India mbetet një pikë e rëndësishme, ajo është me të vërtetë një mendimtare ndërkombëtare dhe zëri i saj i fuqishëm nuk duhet të heshtë”, theksoi Borthëick.