Në Paris të Francës pëlqente kafe Rostand! Aty shkonte rregullisht. Gjente frymëzimin për të shkruar veprat e tij kur u largua nga Shqipëria në vitet 1990.
Madje i kushtoi dhe një libër ku tregon përvojën e tij në Paris para dhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, si dhe për kafenenë Rostand. “Mëngjeset në Kafe Rostand”
Pas botimit të librit, autori u detyrua të gjente një kafene tjetër për të shkruar sepse në Kafe Rostand i vinin shqiptarët ta takonin e nuk e linin të punonte.
Ndërsa në Shqipëri kishte zgjedhur kafe Juvenilja, pranë liqenit artificial në Tiranë. Aty e gjenin lexuesit të cilët donin të kishin një kujtim me të.
Kafja e fundit ishte të hënën e 24 qershorit 2024.
“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës” shkruan botuesi Bujar Hudhri teksa poston një foto me të.
Për shkak të moshës përpiqej të ishte i tërhequr por megjithatë gjithmonë ishte I gatshëm për të takuar admiruesit e tij, të mëdhenj e të vegjël, t u firmoste një autograf apo dhe të realizonin një foto si kujtim se jetuam në kohën e shkrimtarit të madh të gjallë Ismail Kadare.