‘Një monument për Kadarenë në Gjirokastër’ Flamur Golemi: Do nisim procedurat! E meriton, bëri shumë për këtë qytet

‘Një monument për Kadarenë në Gjirokastër’ Flamur Golemi: Do nisim procedurat! E meriton, bëri shumë për këtë qytet

Gjirokastër- Qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra ka hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre.

Një rrugë mban emrin Kadare, ndërsa bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të Kadaresë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

“Po the Kadare ke thënë Gjirokastra e po the Gjirokastra ke thënë Kadare. Është momenti të nisim procedurat për të pasur në një shesh kryesor monumentin e Kadaresë sepse ka bërë shumë për qytet. Ai e meriton monumentin e tij në Gjirokastër. Do të bashkëpunojmë dhe me ministrinë e Kulturës’ tha Flamur Golemi në një intervistë për Report Tv.

Librat e ngushëllimit janë vendosur tek pazari I vjetër por dhe tek shtëpia e Kadaresë.

Shkrimtari I madh shqiptarë u nda nga jeta më 1 korrik 2024 dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore varrimi që do të mbahet në Tiranë.