Autori Odise Kote komentoi në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ raportin midis ish diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas tij, Hoxha nuk e ka dashur kurrë shkrimtarin, sidomos pas famës së Kadaresë në Francë dhe në perëndim.
‘Në fakt kanë bashkëjetuar në diktaturë. Diktatorit pas famës pas mbrojtjes që perëndimi dhe sidomos Franca i dha veprës së Kadaresë si shkrimtar, diktatori matej kafshonte gjuhën, bënte lëshimet e radhës. Asnjëherë nuk e ka dashur shkrimtarin Ismail Kadare. Është një raport i ndërlikuar që nuk shtjellohet në një emision. Por pa dyshim që ka qenë një raport midis një diktatori tinëzar dhe hileqar dhe një shkrimtari që e kishte kapërcyer epokën, kohën e vet kufijtë e Shqipërisë. Ishte nga zërat më të rëndësishëm letrarë të Europës’, shprehet Odise Kote.
Intervista e plotë