Prof. Muharrem Jakupi: CEREMONIA E VARRIMIT TË KADARESË – FETARE ?!

Prof. Muharrem Jakupi: CEREMONIA E VARRIMIT TË KADARESË – FETARE ?!

CEREMONIA E VARRIMIT TË KADARESË – FETARE ?!

Ceremonisë së varrimit të shkrimtarit të madh laik, “që me tempullin tallet”, iu dha ngjyrim i theksuar FETAR. Nuk u qartësua nëse vetë Ismail Kadareja (apo familja e tij) e kish kërkuar të tillë përcjelljen nga kjo jetë. Kjo është më e rëndësishmja, që ndan dhunën e jashtme nga testamenti! Në këtë ceremoni Kadareja nuk mund të përvetësohej si “mik” i ndonjë personi të vetëm, sado me pushtet. Në radhë të parë ai ishte mik i miliona lexuesve dhe admiruese të tij.

Ky veprim, që mund të quhet skandaloz, u bë vallë vetëm për nevojat retorike të Kryeministrit, për të anatemuar politikisht kundërshtarët e Kadaresë?! Nuk ishte ky rasti. Prandaj mund të themi se këtu shteti u personalizua në mënyrë emocionale-naive!

Kryeministri në fjalimin e përmortshëm arsyetoi kundërshtimin e alternativës së vendosjes së Kadaresë në qendër të Tiranës me pretekstin se gjeniu u bën hije mediokërve dhe gjynahqarëve të gjallë rreth e rrotull! Atëherë pse këtë gjeni të mirëfilltë e vendosi nën hijen e një gruaje të vdekur, shumë larg vlerave të Kadaresë, edhe pse e njohur ndërkombëtarisht? E vendosi nën hijen e saj vigane dhe madje e eklipsoi krejt, duke i përmbysur edhe raportet sasiore të hapësirës! Nëse në jetë ka rëndom profanë, shenjtorët nuk janë provuar asnjëherë si të tillë…