Mister dhe triller – Histori e jetëve të pafata nga Klea Cërri

Mister dhe triller – Histori e jetëve të pafata nga Klea Cërri

A e imagjinoni dot se çfarë mund t’ju qetësonte shpirtin këto ditë të nxehta në fillim korriku?
Mendoni sikur të jeni me një pije freskuese në dorë, përball një kondicioneri jo zhurmues, pranë një dritareje që sheh qartazi sesi vlojnë nga vapa bimët e dheu, por ama ti të jesh në freski me një libër në dorë.


Me librin perfekt, që sdo t’ju lejonte të ngrinit kokën derisa ta mbaronit. “Central Park” nga i madhi G.Musso ka fuqinë mahnitëse të miklojë lexuesin deri në faqet e fundit, pasi është një roman i paparashikueshëm dhe tmerrësisht tërheqës.
Një triller psikologjik, ku nuk luhet vetëm me psikologjinë e personazheve, por edhe me atë të lexuesve, të cilët nuk e vej në dyshim në momentit e parë që lexojnë fillim e kësaj historie, duan me patjetër të dinë fundin sa më parë.


Alisa dhe Gabrieli janë personazhet tanë të misterit dhe ankthit përgjatë leximit. Të gjendur të dy të prangosur në mes të parkut më të madh të New York-ut pa e njohur njëri-tjetrin, ndërkohë që Alisa festonte me shoqet e saj në Paris një natë më parë, kurse Gabrieli i binte pianos në një lokal xhazi në qytetin e Dublinit.
Të lyer në gjak e të prangosur, dy të huaj në një qytet krejt tjetër nga ku kishin qenë, një kontinent larg, kush vallë e kishte stisur këtë situatë?!
Policja midis tyre ishte Alisa, e fortë, e palëkundur dhe dyshuese, mashtruesi midis tyre herë ishte pianist e herë agjend FBI-je, por mos vallë ishte vrasësi serial famkeq Erik Voni, që i kishte vjedhur jetën asaj?


Përgjatë librit njohim vajzën e dashur të një polici që përtej idealeve të veta ishte i korruptuar dhe vajzën e një nënë të padashur, të pakënaqur nga arritjet e saj. Njohim një Alisë që dashuronte punën dhe ishte e pafat në dashuri, që qëllimi i vetëm i saj ishte të zgjidhte mistere e vrasje e të ngjitej në karrierë. Ajo kishte pasur një jetë të bukur, një fëmijë që do t’i vinte në jetë, një bashkëshort që i prezantoi lumturinë, por dikush ia rrëmbeu të gjitha. Ia shkatërroi jetën, por kush ishte shkaku?


Nga ana tjetër njohim Gabrielin që ka një djalë, të cilin nuk e takon dot, pasi vullnetarisht ndihmonte viktimat e prostitucionit t’i shpëtonin asaj jete, kjo i kushtoi jetën dhe qetësinë familjare, kjo i kushtoi pasurinë dhe të birin.


Por këta dy personazhe kaq të ndryshme, krejtësisht në shtete të ndryshme disi e gjejnë veten të prangosur, dhe me asnjë ide në mendje se kush mund të ishte shkaku.
Prandaj është një libër i mrekullueshëm dhe mbreslënës, sepse përgjatë fletëve të jep të vërteta të rreme dhe gënjeshtra të vërteta. Lexojeni për të shuar një kuriozitet që jua ndezëm si qymyr dhe nuk shuhet pa e prekur me duar historinë.