BUKË DIELLI – POEZI NGA ALISA VELAJ

BUKË DIELLI – POEZI NGA ALISA VELAJ

BUKË DIELLI

Mbase je psherëtimë e ujërave nën mjegull.

Rrënjë e bekuar fshehur thellë në det

Shfaqesh i plotë kur tisi i bardhë

mbështjell tokën e dashurisë

E vjen e ikën, e vjen e mjegullohesh

Bukë dielli në varkën e peshkatarit

Avullon aroma, tejshpon nuhatjen

Shpërndahet pa na parë ajo që erdhi,

dhe na deshi pa e kuptuar

dhe e kuptuam pa e ditur se e deshëm…