Nga Arbër Hitaj
Nuk mund të mungonte në fjalën e tij legjenda Sali për rastin e Trump, duke hequr paralelizma politike me veten.
Dhe ka të drejtë, nga pasuria familja e tij ka ngjashmëri të madhe me Trump!
Por, në 32 vite në politikë, ka rrahur gazetarë, politikanë rivalë me shumicë në ‘mbretërimin’ e parë, e vijoi me sharje ofendime e shpifje ndaj kujtdo që nuk ka menduar si ai në ‘mbretërimin’ 2. Po e bën në ‘mbretërimin’ e 3!
I njëjti si në ‘92 e më tej, me kokëfortësinë e një sovjeti stalinist!
Dje doli dhe u hoq si viktimë!
Viktimë e kujt, e vetvetes!
Saliu dhe salinjtë në fakt janë ‘fermerët’ që kanë mbjellë më shumë gjuhë urrejtje dhe shpifje ndër shqiptarët më shumë se kushdo tjetër në 30 vite, dhe ende e bëjnë e do ta bëjnë me kokëfortësinë e një sovjeti. Nuk pres surpriza për mirë.
Dje madje foli për fenomenin karma, duke harruar një nga rregullat e saj: se herët ose vonë të gjithë përballen me një “buqete” të luleve që kanë mbjellë! Shijoni aromën!