Juria e Fondit të Krijmtarisë Letrare për Fëmijë, e kryesuar nga Persida Asllani dhe anëtarë: Flori Kasaj dhe Beti Njuma, pas një pune intensive në shqyrtimin dhe vlerësimin e 14 dorëshkrimeve, përzgjodhën 3 veprat që do të mbështeten këtë vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
1.“Një mijë dashuri” me autor Xhevahir Spahiu, me motivacionin: “Poezitë shpalosin bukurinë e jetës në gjërat e përditshme, duke përdorur një gjuhë estetike dhe fëminore plot muzikalitet dhe figurshmëri. Me larmi tematike nga historia kombëtare te natyra dhe jeta fëminore, ato sjellin ndjesi të prekshme dhe vlera njerëzore”.
2.“Ë-NGRËNËSI dhe Ë-VËNËSI” me autor Rudina Çupi, me motivacionin: “Ë-NGRËNËSI dhe Ë-VËNËSI” kombinon rrëfimin dhe edukimin gjuhësor për fëmijët me një ligjërim të pasur dhe ilustrime tërheqëse. Libri edukon dhe argëton, duke nxitur dashurinë për gjuhën shqipe.
3.“Hana, vajza që kapi diellin” me autor Rovena Rrozhani, me motivacionin: “Vepra sjellë historinë frymëzuese të një vajze që triumfon mbi të keqen, duke tërhequr lexuesit e vegjël në një udhëtim motivues. Gjuha e zgjedhur dhe ilustrimet dinamike nxisin imagjinatën dhe kënaqësinë e leximit.”.
Ndër të tjera Çupi citon se: “Shpreh mirënjohje të thellë ndaj lexuesve të parë të këtij libri – Persida Asllanit, Beti Njumës dhe Flori Kasajt – anëtarët e një jurie dinjitoze e serioze dhe, sipas meje, “me këllqe”, e cila duke e bazuar vlerësimin te vlerat e te kriteret, riktheu besimin se Fondin e Mbështetjes nuk e fitojnë vetëm shtëpitë e mëdha botuese (që nuk kanë nevojë për mbështetje), por e fiton cilësia. Mirënjohje QKLL-së për mundësinë e pjesëmarrjes, mbështetjen dhe sigurimin e një procesi të drejtë!”