Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, në Kosovë.
“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.
Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës.
Në mesin e hiteve të saj është edhe “I’m Goog (Blue) në bashkëpunim me David Guetta i cili ende pa u lansuar u bë viral. Kënga ishte e para në toplistat në Britani, u shpërblye si bashkëpunimi më i mirë në MTV EMA 2022 dhe u nominua si incizimi më i mirë Dance/Electronic në Grammy dhe kënga e vitit në “BRIT Aëards”.
Në total këngëtarja është nominuar katër herë për çmimet Grammy.
“Baby, I’m Jealous” (bashkë me Doja Cat) është një hit tjetër me më shumë se 161 milionë klikime e fill pas saj “No Broken Hearts” (bashkë me Nicki Minaj) me 145 milion klikime. Rexha është e njohur edhe si tekstshkruese dhe është prapa shumë hiteve si “The Monster” nga Eminem dhe Rihanna.
Ajo po ashtu ka shkruar këngë për artistë të tjerë si: Madonna, Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azale, Bella Thorne etj.
Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik./Kosovapress