Kajsitë ju mbrojnë zemrën dhe ju ndihmojnë me gjumin, ja disa vlera të tyre

Home Aktualitet Kajsitë ju mbrojnë zemrën dhe ju ndihmojnë me gjumin, ja disa vlera të tyre
Kajsitë ju mbrojnë zemrën dhe ju ndihmojnë me gjumin, ja disa vlera të tyre

Me veti antioksiduese, kajsia është e pasur me minerale dhe vitamina, prandaj nutricionistët e konsiderojnë si një nga frutat më të shëndetshme

Luftojnë kapsllëkun
Kajsitë, veçanërisht në versionin e tharë, janë shumë të dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku, sepse janë shumë të pasura me fibra.

Mbrojnë zemrën
Kajsitë janë të pasura me flavonoide, vitaminë C dhe vitaminë E, të cilat kanë një veprim antioksidues dhe janë të ‘çmuara’ për shëndetin e zemrës dhe arterieve. Ato janë në gjendje të ulin rrahjet e zemrës dhe të luftojnë radikalet e lira që plakin qelizat e zemrës dhe komponimet me veprim anti-inflamator.

Mbrojnë shikimin
Ky frut është i pasur me zeaksantinë dhe luteinë, antioksidantë që mbrojnë shikimin.

Janë të mira për lëkurën
Kajsitë janë të pasura me karotenoidë, pigmente përgjegjëse për ngjyrën e tyre portokalli, antioksidantë që ndihmojnë kundër veprimit të radikaleve të lira dhe stresit oksidativ të cilët rrisin rrezikun e shfaqjes së hershme të rrudhave dhe shenjat e plakjes.

Përmirësojnë gjumin
Kajsitë janë të pasura me vitamina B, të cilat lehtësojnë sintezën e melatoninës, hormonit të gjumit. Po ashtu përmbajnë kalcium dhe magnez, që ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar.