Kate Middleton ka folur për trajtimin e saj të kancerit në një angazhim të ri publik. Princesha e Uellsit aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe zbuloi se do të trajtohet edhe për disa muaj të tjerë.
“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira të mbështetjes dhe inkurajimit. Me të vërtetë kanë bërë ndryshim të madh për William-in dhe mua dhe na kanë ndihmuar të dyve në disa nga periudhat më të vështira. Unë jam duke përparuar mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija,” -tha Kate.
Duke treguar më tej për këtë periudhë, Kate tha: “Ka ditë të këqija, kur ndihem e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohem trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihem më e fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë që të ndihem mirë. Trajtimi im është i vazhdueshëm dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të merrem me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.
Unë po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke e marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua.”