Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Home Aktualitet Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr
Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, ditën e djeshme ka mbërritur në Kosovë për të performuar në ‘Sunny Hill Festival’.

34-vjeçarja u mirëprit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka publikoi edhe një foto me Beben në llogarinë e saj në Instagram.

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, shkruan Osmani.

Po ashtu artistja ka takuar edhe personazhe të njohur si Valdrin Sahiti, Kaci Lleshi dhe Sellma Kasumoviq.

Në profilin e saj Bebe ka ndarë disa postime nga nata e parë në Prishtinë, ku shkruan se 24 orët e saj këtu kanë qenë një ëndërr.