Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të konfirmojë Francën si pritëse të Lojërave Dimërore 2030 dhe Salt Lake City në SHBA për Olimpiadën 2034.
Franca 2030 dhe Salt Lake City 2034 morën miratimin nga bordi ekzekutiv i IOC-së muajin e kaluar. Të dy vendet ishin zgjedhur pasi ishin kandidaturat e vetme për Lojërat.
Oferta franceze, përveç projektit ambicioz kishte mbështetje të fortë nga sektori publik dhe privat. Ndërsa Salt Lake City, ka dhënë prova edhe me herët pasi do të presë Lojërat për herë të dytë pas vitit 2002.