Pas përfundimit të festivalit Sunny Hill, reagon Dua Lipa

Home Aktualitet Pas përfundimit të festivalit Sunny Hill, reagon Dua Lipa
Pas përfundimit të festivalit Sunny Hill, reagon Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”. Fillimisht ajo i ka dedikuar disa fjalë zemre fansave dhe më pas për artistët që kanë performuar.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ajo ka listuar disa nga momentet më të bukura të festivalit.

“Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Ju dua shumë”, shkruan Dua.

“Sunny Hill Festival” nisi të enjten e 25 korrikut dhe përfundoi mbërmjen e djeshme më 28 korrik. Koncerti i cili u zhvillua për katër netë radhazi u mbajt në Bërnicë, Prishtinë.