Monedha evropiane e mbyll muajin korrik më e dobët se kurrë. Një euro sot po këmbehet mesatarisht 100.22 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e një dite më parë kur këmbehej me 100.23 lekë.
Referuar kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë tregtarët po ua blejnë qytetarëve 1 euro me 99 lekë, dhe po e shesin me 100.4 lekë.
Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit e investimeve të huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale.