“Palinuro”, anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane

Home Aktualitet “Palinuro”, anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane
“Palinuro”, anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane

Anija shkollë “Palinuro” është ankoruar në kalatën nr.2 të portit të Durrësit duke u hapur për vizitorët. Anija ka në bordin e saj studentët e vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s. 

Duke marrë shkas nga programi mësimor, kapiteni saj ka zgjedhur ta ankorojë në Durrës duke i dhënë mundësinë qytetarëve vendas dhe të huaj, të vizitojnë këtë anije.

Në bord ndodhen aktualisht 13 studentë, por numri i tyre varion nga 10 deri në rreth 60 studentë, që trajnohen për një periudhë të caktuar në anije. Sakaq një numër i lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, kanë parë ambientet e saj duke u kënaqur, sidomos durrsakët e apasionuar pas detarisë. Anija shkollë, e prodhuar në një kantier francez në vitin 1934 ka mbushur 90 vite jetë.

Pak histori:

https://www.facebook.com/share/p/aRW6BgLZBjoVeTaa/?mibextid=WC7FNe

ℹ️Pagëzuar me emrin e lundruesit të famshëm të anijes Eneas (të flotës së Trojës), “Palinuro” është mëshirimi i një naviguesi të sprovuar të deteve me mbi 90 vite aktive në lundrim.

Palinuro u lançua në 1934 në Nantë, (Francë) dhe fillimisht mbajti emrin “The Commandant Louis Richard”. Në fillesat e saj kishte tre direkë me vela të përparme dhe të pasme dhe lundronte në oqeanin Atlantik duke kryer shkëmbime tregtare mes Francës dhe Amerikës Veriore. Anija u ble nga Marina në Italine në vitin 1950.

“Palinuro” ju nënshtrua një rindërtimi radikal në kantierin e “La Spezia”, i cili e transformoi atë në një anije shkollë për kadetët e rinj dhe vullnetarët e Kolegjit për Oficerëve të Marinës Italiane. Në vitin 1955 morri emrin që mban edhe sot.

“Palinuro” ka një gjatësi prej 74m, gjerësi 14m dhe 4,80m zhytje. Ekuipazhi i saj përbëhet nga 6 officerë dhe 54 kadetë. Velat në tre direkët e saj arrijnë deri në 1000m.

Prej vitit 1996, “Palinuro” ka marrë pjesë në një sërë garash për anijet me vela si pjesë e programit të saj të trajnimit. Motoja e anijes është “Faventibus Ventis”, që do të thotë “Erëra të favorshme”, një ogur i mirë për ekuipazhin e kësaj anije përgjatë lundrimeve të saj.