Myshketa: Opozita apelon vendimin e parkimeve me pagesë në Durrës

Home Aktualitet Myshketa: Opozita apelon vendimin e parkimeve me pagesë në Durrës
Myshketa: Opozita apelon vendimin e parkimeve me pagesë në Durrës

Përfaqësuesi i grupit të opozitës në qytetin e Durrësit, Joni Myshketa, ka bërë publik një denoncim të kryer pak kohë më parë në lidhje me vendosjen e pagesës për parkimet publike dhe apelimin e vendimit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale Myshketa shkruan:

Të nderuar miq e qytetar durrsak!

Siç paraqitet dhe në foton më poshtë, siç patëm kundërshtuar dhe gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak duke parashtruar argumentet tona se përse projekti I parkingjeve me pagesë është I nxituar.

Bërë pa transparencën e duhur për qytetarët dhe në vazhdën e kërkesës sonë drejtuar Prefektit të Qarkut Durrës për mospranimin e aktit normativ, kërkesë e cila u refezua.

Ne të bindur në të drjetën tonë, në shërbim të qytetarëve durrsak, kemi ushtruar tagrin ligjor duke depozituar sot pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kërkesë Padinë për anullimin e aktit normativ nënligjor në lidhje me sa më sipër cituar.

Retorika jonë politike shkon në koherencë të plotë me aksionet tona pasi besojmë fort që jemi në kahun e duhur dhe në mbrotje të interesave të qytetarëve durrsak.

Kemi parashtruar të gjitha argumentat ligjor përse ky akt është kundër interesave të qytetit pasi është I nxituar, pa gjetjen e alternativave shteruese për qytetarët përpara se të shkohet në një nisëm të tillë.

Duke shpresuar në një gjykim të drejtë nga ana e Gjykatës Ju bëj me dije se jemi, e do mbetemi përherë në shërbim të Durrësit dhe banorëve të tij përballë çdo abuzimi me të drejtat e Tij dhe të tyre.

https://www.facebook.com/share/ixJsvW79KSV4XdFu/?mibextid=WC7FNe