Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, policia austriake arreston 2 persona

Home Aktualitet Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, policia austriake arreston 2 persona
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, policia austriake arreston 2 persona

Policia austriake ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë.

Sipas ‘The Guardian’, 19-vjeçari i arrestuar për planifikimin e dyshuar të sulmit islamik në rajonin e Vjenës, ishte zotuar për besnikërinë e tij ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) “javët e fundit”, u arrestua nga policia rreth një orë larg Vjenës ditën e sotme. Po ashtu, edhe personi i dytë që besohet se ka qenë në kontakt me 19- vjeçarin është arrestuar në Vjenë.

Në një konferencë shtypi shefi i lartë i sigurimit të Austrisë, Franz Ruf, tha se masat policore do të shtohen në rajonin e Vjenës në ditët në vijim, veçanërisht në hyrjet e koncerteve të Taylor Swift, e cila do të performojë edhe në datat 8, 9 dhe 10 gusht në Vjenë në kuadër të turneut të saj Eras.

Ruf tha se do të kishte një fokus të veçantë ndër të tjera në kontrollet e hyrjes dhe pjesëmarrësit e koncerteve duhet të planifikojnë pak më shumë kohë.

Në nëntor 2020, një simpatizant i dënuar i grupit të Shtetit Islamik bëri një sulm terrorist në qendër të Vjenës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë përpara se policia ta qëllonte për vdekje.