Dita e pestë e garave të atletikës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka dhuruar dy rekorde të reja olimpike. Fillimisht në 1500 metra për meshkuj, amerikani Hoker ka fiksuar kohën e re olimpike 3’27:65, ndërsa Javi e Bahreinit ka dhënë kohën 8’52”76. Një medalje e artë për atleten nga Bahreini e marrë në metrat e fundit duke lënë pas Chemutain e Ugandës dhe Kerotish të Kenias.
Ndërkohë një garë e luftuar ishte kërcimi së gjati për meshkuj, aty ku greku Tentoglu ka marrë medaljen e artë me rezultatin 8.48 metra, teksa ka lënë pas Pinosk të Xhamajkës me 8.36 metra dhe Furlanin e Italisë me 8.34 metra. Një e artë ka shkuar për Kanadanë në hedhjen e çekiçit për femra, ndërsa vendi i parë ka shkuar për Roxhers, që ka fiksuar rezultain 76.97 metra.
Garë spektakolare në 200 metra, e cila në metrat e fundit është fituar nga amerikania Tomas me kohën 21”82 duke i dhënë fund kështu mbrëmjes të së martës, ndërsa dhe atletika po i drejtohet fundit të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në atletikë kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe pesë të bronzta.