Dua Lipa e nominuar në tre kategori në MTV Video Music Awards 2024

Home Aktualitet Dua Lipa e nominuar në tre kategori në MTV Video Music Awards 2024
Dua Lipa e nominuar në tre kategori në MTV Video Music Awards 2024

Është shpallur lista e nominimeve në MTV Music Video Awards 2024. Mes yjeve të muzikës botërore është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila është nominuar në tri kategori.

Ka qenë vetë artistja e cila me anë të një postimi në Insta Story ka ndarë lajmin e bukur me fansat dhe dashamirësit e saj.

Ndërkohë ajo që ka kryesuar me nominime për këtë vit është Taylor Swift, nominuar në gjithsej 10 kategori.

Kjo ceremoni vjetore, e cila nderon yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, do të mbahet më 10 shtator në Nju Jork.